Loading…

Haradinaj përmend Ushtrinë e Trepçën si suksese të tij: Harron dështimet e Qeverisë që drejtoi

  • 13/08/2019 | 20:53

Haradinaj përmend Ushtrinë e Trepçën si suksese të tij: Harron dështimet e Qeverisë që drejtoi

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka përmendur Ushtrinë e Trepçën si suksese të Qeverisë që drejtoi, por siç duket ka harruar se vendimet e tij bllokuan procesin e bisedimeve dhe ia prishën mardhëniet me Brukselin e Ëashingtonin, shkruan Gazeta Metro.


Pyetjes se çka mendon për kritikat që ia bëri i pari i PDK’së, Kadri Veseli, me rastin e dorëheqjes, Haradinaj i është përgjigjur se i vjen mirë që ka përmbyllur disa tema të mëdha si ushtria dhe Trepça.

“Më vjen mirë që disa punë janë mbyllur si rasti i ushtrisë e i Trepçës dhe plot tema të tjera të interesit nacional”, tha ai në rtv 21.

Por duket se Haradinaj po harron se Qeveria që drejtoi për 4 vjet njihet për jokonstruktivitet me Brukselin e Washingtonin, ndërsa numëron edhe disa dështime të tjera, përcjell Gazeta Metro.

Kryeministri i dorëhequr po ashtu bllokoi procesin e bisedimeve duke vendosur taksën 100 përqind e cila ndikoi ne izolimin dhe bojkotimin e Kosovës nga BE, si dhe mori kritika të ashpëra nga SHBA.

E veç këtyre, edhe analistë politikë të shumtë u deklaruan se kjo qeverisje, ka qenë më e keqja që vendi ynë mbanë mend, duke marrë parasysh se disa prej procesve kryesore, nuk janë përmbushur.

Kujtojmë se Haradinaj një muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, për shkak të ftesës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ku ai udhëtoi në cilësinë e të dyshuarit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë