Loading…

Sulmi ndaj Haradinajt është fushatë

  • 29/11/2016 | 22:19

Sulmi ndaj Haradinajt është fushatë

Sa herë qe afrohen zgjedhjet në Kosovë, dikush nisë më kuzhinu idiotizma në drejtim të AAK-së dhe Ramush Haradinaj, kështu është shprehur nënkryetari i parë i kësaj partie, Ardian Gjini.

Ky i fundit në një prononcim për ‘Indeksonline’, thotë se rritja e zërave për zgjedhje të parakohshme ka bërë qe të kuzhinohen siç shprehet ai idiotizma.

Ai i vlerëson si bajatë këto lloj lajmesh duke shtuar se është tepruar në të gjitha aspektet më këto kuzhina të ‘fëlliqta’. Gjini nuk përjashton mundësinë qe pjesë e këtyre kuzhinave të ketë dorë edhe politikanë nga Kosova

“Këto nuk do ta dëmtojnë më as AAK-në dhe as Haradinajn për faktin se është tepru dhe nuk ka mbete dikush në Kosovë dhe Ballkan qe ju beson. Këto janë të përgatitura nga kuzhina të poshtra qe nuk kanë të bëjnë me realitetin. Nuk ka mbete dikush ma qe iu beson këtyre gjërave”, ka thënë Gjini.

Nënkryetari i AAK-së, thotë se nuk mund ta dijë saktë datën e zgjedhjeve, megjithatë shprehet i bindur se ato do të mbahen shpejtë për shkak se Kosova, sipas tij, ka nevojë me dallu prej kësaj amullie totale në të cilën ndodhët.

“Ne synojmë më i fitues zgjedhjet dhe jemi duke e ndërtuar një koalicion fitues. Dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, ka shtuar Gjini.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë qe koalicionit AAK-NISMA t’i bashkohet edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Ndryshe, një ditë më parë mediet serbe e kanë akuzuar kreun e  AAK-së, Ramush Haradinaj, se akuzon një prej klaneve me të fuqishme të krimit në Kosovë.

Haradinajt po ashtu i atribuohet kontrabandimi i armëve duke përdorur Serbinë dhe siç thuhet qytetarët serbë. Gazeta “Blic” shkruan se kontrabanda e armëve zhvillohet nëpër lumin Danub, nga ku ngarkohen nëpër kamionë dhe arrin në Kosovë për t’u shpërndarë nëpër fronte të ndryshme të islamistëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë