Loading…

Haradinaj pret e nderon Ramën, nis mbledhja e përbashkët e Qeverive

  • 26/11/2018 | 10:25

Haradinaj pret e nderon Ramën, nis mbledhja e përbashkët e Qeverive

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur kryeminisrin Edi Rama në Pejë, ku do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Garad e Nderit e nderoi kryeministrin shqiptar, për pritjen e të cilit u kujdes kryeministri Haradinaj, shkruan gazetametro.net.

Pas pritjes, Rama e Haradinaj u takuan me ministra e zëvendësministra të të dyja qeverive, të cilët do të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Haradinaj e Rama u futën në hotelin ku do të mbahet mbledhja, dhe për momentin Haradinaj po hap mbledhjen.

Ndryshe, kjo mbledhje e përbashkët e këtyre dy qeverive do të rezultojë me 9 marrëveshje të nënshkruara, dy prej të cilave pritet të jetë çështja e doganave dhe romingut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë