Loading…
Haradinaj pret kryetarët e komunave, ka një porosi për ta
  • 16/01/2019 | 10:37

Haradinaj pret kryetarët e komunave, ka një porosi për ta

Në një takim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim kryetarët e komunave në kuadër të ‘’Forumit Konsultativ Qeveri – Komuna, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se gjatë vitit që lamë pas kanë identifikuar shumë sfida me të cilat ballafaqohen komunat. Ai tha se kanë miratuar 50 vendime për përmbushjen e kërkesave të komunave.

“Përgjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe adresuar shumë sfida që kanë të bëjnë me komunat. Disa prej tyre po i theksoj dhe po filloj me aprovimin e ligjit për dhënien në shërbim të pronave. Kemi aprovuar mbi 50 vendime që janë kërkesa të komunave. I kemi edhe 14 kërkesa të reja nga komunat, por duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo kërkesë që është për zhvillim ekonomik është trajtuar me prioritet. Sa i përket buxhetit e di që nuk jeni të kënaqur. Për vitin që vjen ne na duhet të shkojmë me prioritet se çka kanë mbetur punët pa bërë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se i kanë marrë në konsideratë shumë projekte të komunave dhe të nivelit local dhe qëndror.

“Niveli lokal inkasimin vetjak e mban në një nivel të njëjtë dhe mungesa e inkasimit të të hyrave ju vështirëson realizimin e projekteve. Janë disa iniciativa ligjore që juve iu lehtësojnë humbjen. Këtë vit i kemi planifikuar në buxhet financimin e dy ligjeve, ligji për Prishtinën dhe për Obiliqin. I kemi marrë në konsideratë shumë projekte të komunave dhe shumë projekte të tjera janë prej nivelit qendror për nivelin lokal. Kanë qenë 5 marrëveshje me qeverinë austriake, të gjitha janë aprovuar. Janë gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm me qeverinë hungareze”, tha ai, raporton Ksp. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë