Loading…
Haradinaj prinë me pagën 2950 eurosh në rajon, e fundit është kryeministrja serbe
  • 11/02/2019 | 12:04

Haradinaj prinë me pagën 2950 eurosh në rajon, e fundit është kryeministrja serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, marrin pagat më të larta në rajon, ndërkohë kryeministri me pagën më të ulët në rajon rezulton të jetë Ana Bërnabic, transmeton Gazeta Metro.


Përsa u përket pagave më të larta në rajon vendet e para i mbajnë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh, ndërsa ndiqet nga ai i Shqipërisë me 1700 euro.

Shqipëria dhe Kosova ndërkaq, siç transmeton oranews, renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë reultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabic ka pagën më të ulët në rajon duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i cili paguhet 1.130 euro.

Por vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton më e larta në rajon dhe është 751 euro duke lënë pas Serbinë, Bosnje e Hercegovinën apo Maqedoninë.

Ndër të tjera dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN), që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018. /gazetametro.net

Pagesat e Kryeministrave:

Ramush Haradinaj 2950 euro

Edi Rama 1700 euro

Zoran Zaev 1300 euro

Dusko Markoviq 1130 euro

Ana Brnabiq 1000 euro

Pagat mesatare në rajon

Mali i Zi 751 euro

Maqedonia 533 euro

Serbia 516 euro

Kosova 416 euro

Shqipëria 334 euro

Më të fundit
...
  • 21/04/2019 | 00:05
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë