Loading…

Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë dështim, që në ditët e para të saj

  • 13/12/2019 | 22:44

Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë dështim, që në ditët e para të saj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti do të jetë dështim, që në ditët e para të saj, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj, në intervistë, i pyetur të komentoj nëse pasardhësi i tij do të ketë sukses në qeverisje, ka thënë se e njeh goxha shumë punën e institucioneve, edhe nga përvoja, dhe ai është i bindur se Albin Kurti do të dështojë.

Sipas Haradinajt, Kurti, por edhe njerëzit e tij, nuk kanë fare përvojë në menaxhim, dhe kjo sipas tij, do të vërehet që në ditët e para të qeverisjes së tij.

Ai duke u thirrur edhe në përvojën e tij në krye të ekzekutivit, ka thënë se suksesi në udhëheqjen e qeverisë së vendit nuk bazohet në fjalët e mira, por dijen dhe përvojën për punë.

Haradinaj gjithashtu ka kritikuar kreun e VV’së, Albin Kurtin pse shkoi në një konferencë të përbashkët me zyrtarin serb, Marko Djuric.

Haradinaj ka thënë se në këtë formë, e përuli shtetin, sepse në aso takimesh nuk bën të shkojë kryeministri, por ndonjë zyrtar teknik, sikurse Djuric.

‘’Albini i ka bo dy gabime atë ditë me Djuric. Nuk shkon në tavolinë kryetari i Qeverisë me më pak se vetja. E con një vartës të vetin, me shku me u u lë me numrin dhjetë të atij tjetri, se e qet Kosovën poshtë. Kur të është Gjuriqi, e con një zyrtar teknik’’, ka thënë Haradinaj në ‘A Shkow’.

‘’Atij i thash unë rri kryej punët këtu, në shpi. Shko tek Isa Mustafa kryej punët’’

‘’Kurti ka me dalë kryeministër shumë i dobët dhe që në ditët e para do të dështojë në qeverisje’’, përfundon Haradinaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë