Loading…
Haradinaj: Rama mos të më përzihet në punët e Qeverisë, me Thaçin s’jemi copë – copë
  • 15/05/2019 | 21:19

Haradinaj: Rama mos të më përzihet në punët e Qeverisë, me Thaçin s’jemi copë – copë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjet që ka pasur së fundmi me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin si dhe kryeministri e Shqipërisë, Edi Ramën, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur fillimisht për raportet me Edi Ramën, tha se ai si kyeministër duhet të dijë si t’u qaset këtyre qëndrimeve në lidhje me Kosovën.

“Unë i kam vëllezër të gjithë shqiptarët në Shqipëri e Maqedoni, por qëndrimet e mia janë të një shteti, dhe Edi Rama duhet të dijë si t’u qaset këtyre qëndrimeve. Ai thoshte heqne taksën. S’ndodh asgjë në Ballkan pa Uashingtonin”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka kërkuar që askush të mos bëjë presion për vendimet e Qeverisë, siç është edhe taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Ai ka folur edhe për përplasjet e kohëve të fundit me presidentin Hashim Thaçi.

“Nuk jemi copë – copë. Unë e kam kontratë Kushtetutën e Kosovës, dhe mbrojtjen e vendit ashtu siç e shpalli Pavarësinë”, shtoi Haradinaj në Debat Plus në Tv Dukagjini./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë