Loading…

Haradinaj reagon për arrestimin e drejtuesve të Kolegjit Mehmet Akif

  • 29/03/2018 | 13:08

Haradinaj reagon për arrestimin e drejtuesve të Kolegjit Mehmet Akif

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e sotëm të pesë shtetasve të Turqisë.

Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me këto arrestime.

“Arsyeja e ndalimit është mënyra e qëndrimit e padefinuar. Arsyeja e ndalimit është mungesa e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë. Do të interesohem më tutje për ketë temë”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.

Të arrestuarit janë drejtori i institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan.

Dëgjohet Erdogani, arrestohen udhëheqësit e shkollave të Gylenit në Kosovë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë