Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se partia e tij nuk ka vija të kuqe as për Partinë Demokratike të Kosovës e as për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Haradinaj, i cili vazhdon të qëndrojë në arrest shtëpiak në Strasburg të Francës, ka thënë në një intervistë për Tv Dukagjini se zgjedhjet do të mbahen së shpejti, pasi sipas tij sa më shpëjtë të mbahen zgjedhjet aq më mirë për Kosovën.
Por, nuk ka përjashtuar as koalicionin me dy partitë që tani kanë pushtetin PDK dhe LDK.
“Vijat e kuqe i vendos populli. Kushdo që fiton vet s’mund të bëjë asgjë, prandaj do të ishte e dëmshme që mos të pranohen zgjedhjet, të kontestoheshin ato, dhe vendi të hynte edhe në një krizë tjetër”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net