Loading…
Haradinaj shkarkon zëvëndësministren serbe, Vesna Mikic
  • 25/03/2019 | 12:12

Haradinaj shkarkon zëvëndësministren serbe, Vesna Mikic

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka liruar nga detyra zëvëndësministren e Drejtësisë, Vesna Mikic, pasi kjo e fundit e quajti UÇK’në organizatë terroriste dhe bombardimet e NATO’s, gjenocid ndaj popullit serb, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk ka vend për individë që denigrojnë vlerat e përbashkëta euroatlantike.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave”, ka thënë kryeministri.

Tutje, ai ka shtuar se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe sanksionohen me ligj.

“Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka përfunduar Haradinaj.

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, 25 March 2019

Kujtojmë se zëvëndësministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Vesna Mikic, gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në rrjete sociale quajti bombardimet e NATO’s gjenocid të planifikuar, gjë e cila nxiti shumë reagime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë