Kosova ka stagnuar dhe ka bërë hapa mbrapa si në planin e brendshëm si në atë të jashtëm. Kosova vazhdon të mbes vendi më i izoluar në Evropë e rajon dhe qytetarët tanë vazhdojnë të mbesin më të izoluarit në botë.
Kështu tha Haradinajt në tubimin e organizuar nga AAK.
Haradinaj ka thënë se ata që e kanë kap shtetin vazhdojnë të mashtrojnë për liberalizimi e vizave herë duke fajësuar të tjerët, herë duke shfajësuar vetën.
“Evropa nuk na hap dyert me këtë shkallë të krimit e korrupsionit, janë dhjetar zyrtarë që i ndjek ligji për krim e korrupsion por nuk po i kap ligji kurrsesi edhepse janë të zhytur deri në fyt.Detyrë e jonë madhore është të vendosim rend e ligj, duhet të vendoset rendi dhe ligji. Plani i AAK-së për rend dhe ligji e garanton këtë. Kosova ka ushtar sot që janë të gatshëm ta mbrojnë vendin, ka prokuror e gjyqtar që janë të gatshëm të zbatojnë ligjin” ka theksuar Haradinaj në fjalim.
“Ata që biejnë ndesh me ligjin duhet të përballen me ligjin, ka ardh koha të kemi gjykatën e auditivit, të vendoset ligji në të gjitha sferat e jetës, është koha që në Kosovë edhepse pushtetarët na thonë se smund të jetohet me dinjitet, ne ta jetojmë me dinjitet.
Janë pushtetarët ata që e kanë kap shtetin e buxhetin dhe po hyjnë edhe në xhepat e qytetarëve, po i varfërojnë ata dhe vendin.
Skena politike në Kosovë është fëlliqur shumë, këtë e dimë ne edhe të gjithë jashtë Kosove
Nuk duhet lejuar që të rrezikohet populli. Pushtetarët e kanë rrezikuar vendin, shtetin e qytetarët. Kosova ka mbet vendi më i varfër në Ballkan, me më së paku të punësuar.
Pushtetarët janë përkujdes që ti vjedhin pasuritë e Kosovës, i vjedhin natën, i turpëruan bujqit e Kosovës me shumë pak grande, ka ardh kohë të veprohet, të aktivizohen pasuritë e Kosovës, ti rrisin subvencionet, tia japim këto subvencione, të fuqizohen bizneset e vogla e të mesme duke iu dhënë grande e duke i dhënë zona biznesi
Ka ardh koha që investitorët e jashtëm të vijnë në Kosovë pa kaluar nëpër pushtetarët që ende pa fillu punë iu kërkojnë përqindje.
Plani ynë ekonomik i garanton këto veprime. Ne pos plani ekomomik jemi duke punuar për strategji afatagjte të zjhvillimt 2017-2027.
Mjekësia – Ne mburremi me to, por sot mjekësia është rrezikuar nga këta pushtetarë. Sot shëndetësia është rrezik për mjekun si dhe për pacientin.
Arsimi – sot arsimi është problem i madh për shoqërinë tonë. Është e pafalshme nëpërkëmbja dhe përbuzja që i është bërë mësuesve tonë nga pushtetarët të cilët i kanë paralizuar dijen e njerëzve tonë. Nuk guxojmë ta lejojmë një gjendje të tillë në arsim.”, ka thënë Haradinaj në fjalim./gazetametro.net