Loading…

Haradinaj shpërfillë ultimatumin e Grenellit: Ai të më sjellë mua njohjen nga Serbia, pastaj e heq taksën

  • 23/01/2020 | 21:43

Haradinaj shpërfillë ultimatumin e Grenellit: Ai të më sjellë mua njohjen nga Serbia, pastaj e heq taksën

Mesazhi kryesor që i Dërguari special nga SHBA, Richard Grenell, përcolli gjatë qëndrimit në Kosovë ka qenë heqja e taksës 100 pëqind dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë. Por këtë deklaratë po e shpërfillë ai që e vendosi tarifën, Ramush Haradinaj, sipas tij, ajo do të largohet vetëm me njohje të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri në largim në emisionin Open të Top Channel është pyetur se pse nuk u takua me Richard Grenell, ndërsa këtë e arsyetoi me një telefonatë të cilën thotë se e kanë bërë.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, tha Haradinaj.

Tutje, ai ka folur edhe rreth ultimatumit të dhënë nga i dërguari i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, tha kryeministri në largim, përcjell Gazeta Metro.

Haradinaj tha se taksa do të heqet vetëm kur Presidenti Serb, Aleksandar Vucic të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Po unë e heq taksën kur Vucic të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Grenell gjatë qëndrimit këtu tha se vizitën në Kosovë tha se e ka bërë më shumë për të diskutuar rreth zhvillimit ekonomik, konkretisht heqjes së taksës 100 përqind, por edhe dialogut Kosovë-Serbi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë