Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, është deklaruar me gjuhë të ashpër për Serbinë.
Në një intervistë për gazetën Blic, ai ka thënë se Serbia do të pësojë keq nëse sulmon pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan gazetametro.net
Ai ka thënë se Serbia mund të hyjë kur të ketë qejf dhe do të pësojë ashtu siç e ka pësuar në vitin 1999.
“Kur të kanë qejf le t’ia mësyjnë, tri herë më zi se më 1999-ën do t’ua bëjmë. Ata e kanë provuar më 1999, kur kanë qenë fuqia e tretë në Evropë dhe janë turpëru”, ka thënë Haradinaj.
Deklarata e tij vjen pas atyre të zyrtarëve serbë të cilët kërcënuan Kosovën se do ta marrin veriun me ushtri nëse nuk ka marrëveshje përfundimtare. /gazetametro.net