Loading…
Haradinaj sot në Bruksel, Hahn e Mogherini kanë kërkesa
  • 17/12/2018 | 08:45

Haradinaj sot në Bruksel, Hahn e Mogherini kanë kërkesa

Kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëtojë sot për në kryeqytetin e Evropës, ku do të kryesojë mbledhjen e tretë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit(MSA).

Për udhëtimin e Haradinajt për Metron ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ndërkaq edhe BE’ja ka dalë me një njoftim për këtë mbledhje, shkruan gazetametro.net.

Sipas agjendës së BE’së, Haradinajn në Bruksel do ta presin Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, si dhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn.

Për Haradinajn BE’ja ka kërkesa të shumta, që lidhen edhe me zbatimin e MSA’së, por në veçanti kanë kërkesë lidhur me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Kjo gjë u konfirmua dje, një ditë para se Haradinaj të nisej për Bruksel, me anë të një letre që erdhi në zyrën e kryeministrit. Në atë letër ku kishin hedhur firmën edhe Mogherini e Hahn i kërkohej Haradinajt që ta largojë taksën që nga sot dhe, siç thuhej aty, do të marrte si kundërshpërblim largimin e emërimit “UNMIK” në CEFTA, dhe do të ngelej vetëm Kosovo*.

“Letra gjithashtu përsërit ofertën e bërë nga komisionari Hahn në Prishtinë, i cili i referohet mënyrës së drejtë të zgjidhjes së shqetësimeve të Prishtinës dhe përgëzimet e Kryeministrit Haradinaj për përkushtimin ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijancic, duke konfirmuar këtë korrespondencë.

Sidoqoftë, Qeveria nuk ka thënë shumë rreth kësaj letre, duke mos folur për detajet e saj, e madje as duke i dhënë një përgjigje të saktë. Zyrtarë të lartë qeveritarë, Halil Matoshi e Avni Arifi, përsëriten se Qeveria e Haradinajt do ta mbajë vendimin për taksën dhe ai, sipas tyre, do të largohet kur Serbia ta njohë Kosovën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë