Loading…

Haradinaj s’tërhiqet: Për dembelët e institucioneve, ja dera, ja dritarja (Video)

  • 22/05/2017 | 15:24

Haradinaj s’tërhiqet: Për dembelët e institucioneve, ja dera, ja dritarja (Video)

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, edhe pse është kritikuar nga partitë dhe koalicionet rivale në zgjedhjet e 11 qershorit, për deklaratat e tij se do t’i largoj nga puna ata punëtorë të institucioneve publike që janë dembelë, ka vazhduar të insistojë në planin e tij.


Haradinaj dje në Prizren, ka folur sërish për këtë temë, duke thënë se ai do ta marrë drejtimin e qeverisë, për të punuar, ngase ky vend ka nevojë shumë për punë, shkruan gazetametro.net.

Për punëtorët e institucioneve publike që paguhen me taksat e qytetarëve, Haradinaj ka thënë se mospuna e tyre lidhet direkt me mirëqenien tonë.

Ai ka thënë se suksesi i 100 ditëshit të qeverisjes së tij si kryeministër në kohën e koalicionit me ish presidentin Ibrahim Rugova, ka pasur vetëm një sekret dhe ai ka qenë puna.

“Veç një sekret ka qenë në ato 100 ditë me presidentin Rugova. Nuk jam bërë që kishe po punoj. Por kam shku e i kam grahë punës, kam kërkuar nga të gjithë. Kush nuk ka ditur i kemi ndihmu, ja kemi spjegu. Por, kush nuk ka dashtë e ka pengu, ja dera ja dritarja. Nuk duhet me shku me e nxon ni vend pune, e pastaj të vuaj një popull prej teje”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj dje në Prizren. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë