Loading…

Haradinaj-Stublla: Përkrahja e NDI ka sjellë frymën amerikane në konsolidimin institucional të Kosovës

  • 16/07/2020 | 12:28

Haradinaj-Stublla: Përkrahja e NDI ka sjellë frymën amerikane në konsolidimin institucional të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovës, Nancy E.Soderberg.


Nw kumtesën ministrore thuhet se kryediplomatja Haradinaj-Stublla me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën e NDI, Soderberg, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion e ka dhënë për konsolidimin dhe demokratizimin e institucioneve vendëse.

“Përkrahja e NDI tash dy dekada për Kosovën, në demokratizimin e institucioneve tona, ngritjen e kapaciteteve, me fokus të veçantë në gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, ka sjellë frymën amerikane në Republikën e Kosovës, në proceset e konsolidimit institucional”, ka theksuar ministrja Haradinaj – Stublla.

Ministrja gjithashtu e ka njoftuar drejtoreshën Soderberg edhe me zhvillimet aktuale në MPJD si dhe kanë diskutuar edhe për modalitete e reja të bashkëpunimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë