Loading…
Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, Kosnett
  • 12/02/2019 | 13:22

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett, ku ka thënë se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike me Amerikën, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur ndaj aleatit strategjik të saj, SHBA’së. Ky takim sipas tij ishte i rregullt pune me ambasadorin amerikan Kosnett.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës janë të pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione, transmeton Gazeta Metro.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Por, Haradinaj në këtë takim nuk ka treguar nëse është folur diçka në lidhje me pezullimin e taksës pas kërkesave të fundit nga SHBA’të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë