Loading…
Haradinaj takohet me Jahjagën: Temë diskutimi, 20 vjetori i intervenimit të NATO’s
  • 23/05/2019 | 14:17

Haradinaj takohet me Jahjagën: Temë diskutimi, 20 vjetori i intervenimit të NATO’s

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidenten Atifete Jahjaga. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë në muajin qershor. 


Haradinaj e ka quajtur këtë si një ngjarje madhështore që ndodh në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për Shënimin e 20-vjetorit të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës. Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë