Loading…
Haradinaj takon ambasadorët francez dhe gjerman: Fasin për takimin e Parisit
  • 24/05/2019 | 09:30

Haradinaj takon ambasadorët francez dhe gjerman: Fasin për takimin e Parisit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar këtë mëngjes ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj përmes një postimi në facebook, tha se me ta shkëmbyen pikëpamje për momentumin e krijuar pas takimit në Berlin.

Ndërsa diskutuan, edhe për takimin e radhës në Paris.

“Shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

Ndryshe, tre krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarë të delegacionit, pritet që më 1 korrik të marrin pjesë në takimin e Parisit, të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë