Loading…

Haradinaj takon Senatoren Joni Ernst: Partneriteti me shtetin e Iowa’s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan

  • 31/01/2023 | 16:06

Haradinaj takon Senatoren Joni Ernst: Partneriteti me shtetin e Iowa’s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar sot takimet me zyrtarë të lartë amerikan në kuadër të vizitës në ShBA. Haradinaj sot ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst në Senatin amerikan.


“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington.

Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan. Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi. Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë