Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për gjykimin e disahershëm të tij për shkak të kërkesave të mëdha të Serbisë për persekutimin e tij.
Ai ka treguar se pse, sipas tij, Serbia ka mllef të theksuar ndaj Haradinajt dhe vazhdon të kërkojë me ngulm dënimin e tij dhe zbulimin e provave që shteti serb thotë se i ka për krime lufte.
Haradinaj ka përmendur qëllimet që, sipas tij, kishte Serbia në zonën e Dukagjinit, ku ai komandonte gjatë kohës së luftës.
”Ata kanë pasur plane B, me mbajt në kontroll Dukagjinin, tani kanë ende plan veriun. Doktrina që ne kem përfaqësu në kohë lufte mund të ketë qenë vështërësi për ta, në interesin e tyre në Kosovë”, tha Hardinaj në emisionin Komiteti
Haradinaj tha se tentimi i serbëve për eliminim dështoi.
”Ata humbën krenaritë e lavdet në Dukagjin, e humbën në mënrë të çuditshme, më kujtohet kur binin edhe njësitëe prej Bosnjës. Ne ishim të paeliminushëm ndaj tyre. Tentimi me na eliminu, dështim,”tha Haradinaj./gazetametro.net