Loading…
Haradinaj: Terrorizmi e keqe madhore, ta luftojmë të gjithë së bashku
  • 15/03/2019 | 11:15

Haradinaj: Terrorizmi e keqe madhore, ta luftojmë të gjithë së bashku

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë mbi 40 persona dhe u plagosën disa të tjerë.


Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar se ky akt cenon vlerat e një vendi të lirë.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke thënë se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.

“Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re.
Terrorizmi, pa marrë parasysh nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”, ka shkruar Haradinaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë