Loading…

Haradinaj: Thaçi është i zoti për të mbijetuar në politikë

  • 22/05/2020 | 22:04

Haradinaj: Thaçi është i zoti për të mbijetuar në politikë

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi është i zoti për të mbijetuar në politikë.


Sipas Haradinajt, ai dhe Thaçi nuk i kanë kriteret e njëjta, gjatë rrugëtimit të tyre politik.

“Thaçi është shumë ma i zoti me mbijetu. Ai në atë kohë pat pranu me u ba Zëvendëskryeministër, Ministër i Jashtëm edhe është diçka e rrallë që i ndodhë një politikani. Nuk i kemi krejtësisht kriteret e njëjta të rrugëtimit tonë”, ka thënë Haradinaj për Reporteri.net.

Për veten, ish-kryeministri Haradinaj deklaron se e ka të rëndësishme të kthehet me angazhim të plotë nga partia e tij.

“ Vlerësimi im për me ju kthy partisë, për rëndësinë që ka partia. AAK është një subjekt politik tashmë i qëndrueshëm në vend. Kemi një rritje, jam kthy partisë me i siguru një rritje të re. Nuk ka qenë çështje e negocimit me mu, me aleancën çështja e presidentit”, ka deklaruar Haradinaj.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë