Loading…

Haradinaj thotë disa fjalë për FSK-në

  • 25/11/2016 | 11:37

Haradinaj thotë disa fjalë për FSK-në

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës”, thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Haradinaj fletë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, pikërisht kur ajo feston “Ditën e Forcës”.

Për Haradinajn FSK në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

“Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshnmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti. Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj! Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”, shkruan Haradinaj në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë