Loading…

Haradinaj thotë se kishte skenar për ndarjen e Kosovës, por nuk e shpjegon dot cili ishte “skenari”

  • 27/01/2021 | 23:17

Haradinaj thotë se kishte skenar për ndarjen e Kosovës, por nuk e shpjegon dot cili ishte “skenari”

Kandidati i AAK-së për President, Ramush Haradinaj është rikthyer në kohën e zgjedhjeve tek skenarët e ndarjes së Kosovës, por nuk ka arritur t’i shpjegon dot se cilët ishin këta skenarë, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se projekti i shkëmbimit të territoreve dhe asociacioni i Komunave serbe ka dështuar gjatë kohës sa qeveriste vendin.

Ai tha se ka zbuluar me intuitë kinse planin e Mogherinit për ndarjen e Kosovës para se të ketë informata më shumë, mirëpo nuk tregoi cilat ishin këto skenarë për ndarjen e Kosovës.

“Përvoja është shumë e rëndësishme në këtë drejtim, sepse 20 vjet angazhim ndihmojnë që të kuptohen më lehtë proceset. Intuita më ka bërë që të shoh rrezikun e dialogut nga Mogherini, akoma pa pasur informata të plota. Në fund ka dalë se vërtetë ka pas një skenar për ndarje të Kosovës”, tha mes tjerash Haradinaj në Tv Dukagjini.

Kujtojmë se Haradinaj ka deklaruar edhe disa herë për disa skenarë të ndarjes së Kosovës, por akoma nuk ka treguar ndonjë fakt në lidhje me këto se çfarë i ka deklaruar deri tani.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë