Loading…

Haradinaj thotë se për shkak të zgjedhjeve nuk merr pjesë në Samitin e Pragës

  • 12/09/2019 | 11:41

Haradinaj thotë se për shkak të zgjedhjeve nuk merr pjesë në Samitin e Pragës

Ramush Haradinaj thotë se arsyeja e mospjesëmarrjes në takimin Samitit të V4 në Çeki është angazhimet rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në vendin, shkruan Gazeta Metro.


Ai për këtë ka njoftuar edhe kryeministrin e Çekisë Andrej Babis, të cilin e ka falënderuar për ftesën duke thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë kontribuues serioz për paqe dhe stabilitet.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë, Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit. Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.

Dje Kosova ka anuluar pjesëmarrjen e planifikuar në Samitin i Pragës, mes katër shteteve të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Dhe siç u raportua nga Agjencia Çeke e Lajmeve, duke iu referuar burimeve të saj diplomatike, refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e së enjtes, vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit çek, Milosh Zeman, i cili, të enjten e kaluar, kishte deklaruar se dëshiron t’i diskutojë mundësitë kushtetuese që Republika Çeke të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë