Loading…

Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg

  • 18/11/2016 | 21:39

Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg.

Duke folur për RTK, Haradinaj nuk ka treguar për kohën se kur shteti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme por ka thënë se “zgjedhjet nuk janë larg”.

“Ne mendojmë se duhet Kosova të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Qytetarët vërtetë kanë qejf të ju jepet mundësia, që të kthehet në vendimarrës, që të vendos.Ne nuk mund të themi kur por zgjedhjet nuk janë larg. Mund të shpallen këtë vit, por unë them se zgjedhjet janë larg”, tha Haradinaj.

Haradinajtha se Kosova tashmë ka një ndërprerje institucionale prandaj zgjedhjet janë zgjidhje për të dalë nga kjo gjendje. Ai theksoi se Qeveria nuk po mund të funksionojë.

“Kjo gjendje po i kushton edhe vendit. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Këtë gjë duhet ta kuptojë edhe mazhoranca. Nuk kemi nevojë të presim më shumë”, tha Haradinaj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë