Loading…
Haradinaj tregon: Qëndrim i qartë dhe unik i SHBA’së është pezullimi i taksës
  • 12/02/2019 | 15:08

Haradinaj tregon: Qëndrim i qartë dhe unik i SHBA’së është pezullimi i taksës

Kryeministri i vendit, Ramus Haradinaj, ka thënë se sot ju është kërkuar përsëri nga Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett që të pezullohet taksa, transmeton Gazeta Metro.


Qëndrimi i Departamentit të Shtetit të Amerikës është unik dhe qëndrim që nuk ndryshon, ata kanë sugjeruar përsëri që taksa të pezullohet në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut me Serbinë.

“Është qëndrim i qartë i Departamentit të Shtetit dhe i Amerikës janë unik, ata sugjerojnë që të pezullohet taksa që me i hap rrugë dialogut, është përsërit sot dhe në çdo takim, ky është qëndrim i institucioneve të Amerikës”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë se ekziston mënyra me heq taksën, por duhet të përgatisim një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje që sjell njohjen.

Po ashtu Haradinaj ka treguar se me Kosnett kanë biseduar edhe për zhvillimet e fundit në vend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë