Loading…
Haradinaj tregon se çfarë bisedoi në takim me Hahn
  • 17/01/2019 | 18:14

Haradinaj tregon se çfarë bisedoi në takim me Hahn

Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, ka mbajtur një takim me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj në zyrën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Takimi i mbajtur mes Hahn dhe palës kosovare në zyrën e Haradinajt para pak minutash është mbajtur me dyer të mbyllura, pas këtij takimi konferencë për gazetarët nuk ka pasur duke preferuar që mos të zbulohet ajo që është folur brenda.

Por, Haradinaj ka treguar se me Hahn ka biseduar në lidhje me çështjen e vizave dhe liberalizimin e tyre për kosovarët, ai ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe presin së shpejti një vendim të drejtë.

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, shkruan Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Në takim ishin edhe dy zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Enver Hoxhaj, si dhe ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha.

Hahn pas vizitës në Kosovë, në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë