Loading…
Haradinaj: U bë zor me i besu evropianëve
  • 26/03/2019 | 16:07

Haradinaj: U bë zor me i besu evropianëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përgjegjur lidhur me kushtëzimin e liberalizimit të vizave duke komentuar deklaratat e raportueses për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Haradinajt, është zor t’i besohet zyrtarëve të Bashkimit Evropian që vazhdojnë të përmendin kushtet për liberalizimin e vizave.

Haradinaj thotë se edhe më herët janë vënë kushte të ndryshme, dhe u është bërë zor t’iu besohet evropianëve.

“Qysh me i besu evropianëve se nihere na thanë dialogu, tani taksën, tani kumedit cka na thojnë. Është bërë zor me iu besu, se është e vërtetë cka ka thënë kjo zonja [Fajon] se edhe shefat e saj që kanë ardhë na kanë thënë që kryne këtë se e keni pastaj liberalizimin. Ne po punojmë për këtë në shumë drejtime”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ai shtoi se bën apel “që të rikthehet dialogu me njohje reciproke dhe në kufijtë ekzistues”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë