Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është sqaruar sot lidhur me një postim të para disa ditëve ku ndër tjerash ka thënë se “në emër të Drenicës dhe popullit të Kosovës nuk mund te udhëheqin ata që kanë qenë dhe janë njerëz që ndër vite ishin pro jugosllav”
Ky citat i Haradinajt kishte ngritur reagime, por ai sqaron edhe një herë çfarë ka dashur të thotë kur e ka përmendur Jugosllavinë dhe Drenicën.
“Sa herë flas për pro Jugosllavë, Drenica e din më së miri për kë e kam fjalën. Prandaj nuk është burrëri të devijohen qëndrimet”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook, transmeton gazetametro.net.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
“Drenasi ka vendosë me ndryshu dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën dhe ndryshimi për Kosovën që do të vij shpejt. Në emër të Drenicës dhe popullit të Kosovës nuk mund te udhëheqin ata që kanë qenë dhe janë njerëz që ndër vite ishin pro jugosllav. Ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë dhe ky ndryshim do jetë për popullin tonë, Isa Xhemajlaj dhe Drenasi janë ndryshimi i shumëpritur, Zeqir Kiqina dhe shumë miq kanë të drejtë ta ndjejnë fitore këtë ditë të veçantë.”