Loading…

Haradinaj: Vetëvendosja është eksperiment social, që se merr seriozisht as shtetin

  • 06/06/2017 | 18:26

Haradinaj: Vetëvendosja është eksperiment social, që se merr seriozisht as shtetin

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në Gjilan, ka përshkruar se si ai i sheh dy kundërkandidatët e tij dhe partitë e tyre, që garojnë më 11 qershor.


Duke bërë thirrje që të votohet koalicionit për “Fillim e Ri”, Haradinaj tha se kundërshtarët e tij janë njerëz që u shkarkuan nga Qeveria dhe nga Komuna, duke iu referuar LDK’së, ndërsa Vetëvendosjen i quajti eksperiment social.

“Me 11 keni me zgjedhë një qeveri dhe koalicion të një kryeministri që është shkarkuar, që ishte shkarkuar edhe nga kryeqyteti. Apo, keni po ashtu edhe me zgjedhë eksperiment social. Ata që nuk dëshminë që e kuptojnë seriozitetin e shtetin”, pyeti Haradinaj gjilanasit, duke u bërë thirrje tutje për votë koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Para një numri të madh të qytetarëve, Haradinaj në Gjilan, foli edhe për raportet me Serbinë, që sipas tij po provon “t’i futë duar në Kosovë”.

“Problemi i parë është me largu dhe mos me leju influencën e Serbisë”, tha kreu i AAK’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë