Loading…

Haradinaj viziton Gjilanin, kritikon ashpër ‘qeverisjen e sëmurë’

  • 23/09/2022 | 20:31

Haradinaj viziton Gjilanin, kritikon ashpër ‘qeverisjen e sëmurë’

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë sot për vizitë në Gjilan, ku është takuar me disa qytetarë të kësaj komune për të biseduar rreth çështjeve aktuale politike, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj filloi duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi.

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, shkroi i pari i AAK’së në Facebook.

Më tej, pati kritika për Qeverinë Kurti: “Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike.”

Pastaj Haradinaj foli edhe për mungesën e projekteve kapitale në këtë qytet: “Gjilanasit më treguan edhe për problemet e tyre lokale, shqetësimin e thellë për ndërprerjen e projekteve kapitale të nisura që para vitit 2019.”

Në fund, Ramush Haradinaj bëri thirrje që të plotësohen kërkesat e sindikalistëve që sot janë në grevë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë