Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që gjatë ditës së sotme të vizitojë kampin e KFOR’it ushtarak gjerman, i cili ndodhet në Prizren.
Haradinaj bashkë me një pjesë të Kabinetit Qeveritar pritet që të fillojnë rreth orës 10:00 vizitën në kamp, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman, njofton Zyra e Kryeministrit.
Ndryshe ky Park është krijuar në mënyrë që të investohet më shumë në aftësimin profesional të të rinjëve./gazetametro.net