Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se Ardian Gjini do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, përcjell Gazeta Metro.
Haradinaj tregoi se Gjini do t’i prijë listës zgjedhore të AAK-së, ndërsa ka theksuar se edhe ai vetë do të jetë pjesë e listës për deputet.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, tha Haradinaj në T7./gazetametro.net