Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar ekipin negociator në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Në këtë dialog, Qeveria e Republikës së Kosovës do të përfaqësohet me këtë ekip negociator:
1. Fatmir LIMAJ – Kryesues;
2. Enver HOXHAJ – Zëvendës kryesues;
3. Behxhet PACOLLI, anëtar;
4. Dardan GASHI, anëtar;
5. Mahir YAGCILAR, anëtar.
6. Avni ARIFI, anëtar;
Po ashtu në këtë ekip rezervohen vendet për përfaqësuesit e opozitës:
1. Përfaqësues nga LDK;
2. Përfaqësues nga VV;
3. Përfaqësues nga PSD;
4. Ekspert nga Shoqëria Civile.
Kryeministri e ka vlerësuar se ky është një ekip përfaqësues politik i koalicionit qeverisës por edhe një ekip që do të prezantojë përgjegjësitë qeveritare.
Ky vendim i Qeverisë do të dërgohet në Kuvendin e Republikën e Kosovës për aprovim. Në lidhje me këtë kryeministri ka thënë se do të kërkojë nga Kuvendi një seancë urgjente për diskutimin dhe aprovimin e ekipit dhe platformës së negociatave të Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./gazetametro.net