Loading…

Haradinaj zyrtarëve serbë: Ju keni vrarë edhe fëmijët tuaj për tu paraqitur viktima (Foto)

  • 10/05/2017 | 00:06

Haradinaj zyrtarëve serbë: Ju keni vrarë edhe fëmijët tuaj për tu paraqitur viktima (Foto)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e zyrtarëve serbë për Shqipërinë e Madhe.


Ai ka thënë se shkatërruesit e Ballkanit janë pikërisht serbët, duke i quajtur ardhacakë.

“E pash Vulinin dhe sejmenët e Milloshit se si Gjermania e paska djeg botën e Shqipëria e madhe do ta djeg Ballkanin. Ju ardhacakët e Ballkanit i djegët dhe i shkatërruat me qindra e mijëra qytetarë në Ballkan. Pa asnjë merak se rrugën tonë s’mundeni me e ndal, boll luajtët me këtë popull. Ju keni vrarë e prerë plotë një shekull edhe fëmijët tuaj për tu paraqitur viktimë’, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, përcjell gazetametro.net.

Haradinaj gjithashtu e ka shoqëruar postimin e tij me një fotografi nga një masakër që kanë kryer forcat serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë