Loading…

Haradinajn e njoh, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij

  • 03/05/2017 | 16:53

Haradinajn e njoh, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij

Presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vucic, ka reaguar pas një deklaratë te liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Serbia nuk mund të ngatërrohet me të apo të luaj me shqiptarë.


Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiq ka thënë se e di mirë kush është Haradinaj të cilin e ka cilësuar si njeri të rrezikshëm.

“Unë e di mirë se kush jeni ju. E kam parë çfarë ka ndodhur me ata që kanë dëshmuar (kundër Haradinajt), ata janë shkelur me veturë në Podgoricë,” ka thënë Vuçiq, njofton B92.

Vucic ka thënë se nuk është i shqetësuar nga “njerëz të rrezikshëm” sikur Ramush Haradinaj, por për heshtjen e Bashkimit Evropian karshi porosive të kohëve të fundit nga shqiptarët, që sipas tij mund të shihen si kërcënime për të rishkruar kufijtë.

“Unë nuk po luaj me shqiptarët – përkundrazi, unë u kam ofruar atyre ndihmën time,” ka thënë Vuçiq, por duke shtuar se “ai nuk do të bëjë një gjë të tillë kur bëhet fjalë për kriminelë dhe dhunues”.

“Duket se të gjithëve i është e lejuar të flasin çfarë dëshirojnë, të gënjejnë, siç gënjehet sot në Bruksel se kemi bazë ushtarake në Nish, e të gjitha këto gënjeshtra përcillen me lëvizjen e gjerë në Serbi te ata të cilët vetëm e kanë synimin që të vijnë në pushtet dhe pronarët dhe urdhërdhënësit e tyre të jenë të kënaqur”, ka thënë Vucic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë