Loading…

Haradinajt i del edhe një tjetër konkurrent për postin e presidentit

  • 25/11/2020 | 12:44

Haradinajt i del edhe një tjetër konkurrent për postin e presidentit

Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan ka propozuar që kandidat për President të vendit të jetë Ferid Agani, shkruan Gazeta Metro.


Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, ka kërkuar nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati për presidenti të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), Ferid Agani.

“Prof. Dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ky është njoftimi i plotë:

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, diskutoi për aktualitetin politik në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi. Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, por edhe ajo politike sidomos kur është fjala për pozitën e Presidentit, do të gjenerojnë probleme sociale, politike, ekonomike dhe ato do të jenë aktive edhe për një kohë të gjatë.Ky trend i zhvillimit politik kërkon zgjidhje të shpejt kur është qështja te pozita e Presidentit, në të kundërtën zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe ato gjithsesi do të kenë efekte negative në buxhetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe mosplotësimit të nevojave të qytetarëve si institucione nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve si rezultat i moskonsensusit politik në raport me pozitën e të parit të
vendit.

Andaj Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), si kandidat konsensual, personalitet që do të përfaqësonte qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme, kandidat me emër dhe me bagazh të gjatë politik.

Prof. Dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë