Loading…

Haradinajt nuk i intereson për gylenistët, takohet me ambasadorin hungarez

  • 04/04/2018 | 15:45

Haradinajt nuk i intereson për gylenistët, takohet me ambasadorin hungarez

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, duke lënë kështu krejt pas dorës debatin për gylenistët që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.


Me këtë rast kryeministri falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian, shkruan gazetametro.net.

“Kryeministri Haradinaj e informoi për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ambasadori Markusz, vlerësoi përkushtimin e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe avancimin e Agjendës së Reformave Evropiane, duke premtuar mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme.

Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve dhe inicimin e projekteve të tjera bilaterale.

Ndërkohë, në Kuvend përfaqësues të partisë së Haradinajt dhe ministrat e tij u shprehën kundër kidnapimit dhe depërtimit të gylenistëve në Turqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë