Loading…

Haraqija i drejtohet Mustafës: S’ki drejt me fol për Teuta Rugovën, ti ke ra n’prehen të Thaçit

  • 17/09/2018 | 23:13

Haraqija i drejtohet Mustafës:  S’ki drejt me fol për Teuta Rugovën, ti ke ra n’prehen të Thaçit

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija përmes një postimi ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës në lidhje me deputeten, Teuta Rugova.


Mustafa ishte shprehur për deputeten Rugova se “Ajo vendos për kë është sepse ne nuk jemi parti e tillë që varemi prej një vote, prej një deputeti, duhet ta dijë me votat e kujt ka ardhë në Kuvend”.

Ndërsa Haraqija ia ka kujtuar të parit të LDK-së se partinë e babait të Teutës, e ka bërë pikë e pesë, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Haraqisë:

Opa, opa shoku Isa paska thënë se Teuta duhet me mledhë mend se votat i paska prej partisë tij. Por ti shoku Isë partinë e babës se Teutës e bone pikë e pesë, por ti kundër SHIK-ut e preve F.Sejdiun dhe erdhe në krye të partisë, po ti ke që ra n’prehen te Hashimit dhe aty përfundove. Ama bash hiq bre ski drejt me fol. Se ti as vet se din ende me cilen parti je, a je LKJ, PREK etj.
A ki pa atë kuizin në portokalli…
KOHA JOTE MBAROI

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë