Spektakli më i madh i dashurisë në trojet shqiptare, Love Island Albania, patenta ndërkombëtare e ‘ITV Studios’ që vjen për herë të parë në Shqipëri nga Tv Klan po merr vëmendjen e të gjithëve.
Deri më tani pjesë e formatit janë 15 ishullorë (ose islanders siç i referohet patenta) të ndarë në 6 çifte të krijuar në ‘recoupling’, 2 beqarë dhe 1 të eliminuar gjatë live javën e kaluar në spektaklin e drejtuar nga Luana Vjollca që transmetohet çdo të diel ora 21:00.
Ata janë bashkuar në vilën e dashurisë nga shtete të ndryshme si Anglia, SHBA, Gjermania, Italia, por edhe qytete të Shqipërisë & Kosovës.
Dy prej tyre janë me origjinë nga Kosova.
Haris Namani, jo i panjohur për ndjekësit e Love Island UK, 22 vjeç, boksier dhe model, jeton në Angli.
‘Rrëmuja po vjen, o do gjej nuse në Shqipëri o hiç’ ka thënë ai në klipin prezantues për Love Island Albania.
Haris e ka bërë zgjedhjen e tij 24 orë pas hyrjes në vilë dhe tani është çift me Amadean, por a do të vazhdojnë ata të jenë bashkë? Kjo mbetet për t’u zbuluar të dielën. Ai ka dalë në takim jashtë vile me Sofielën dhe është afruar me Iris.
Aishah, 24 vjeçe gjysmëshqiptare prej Vushtri dhe gjysmëamerikane nga Kalifornia, por ka zgjedhur të jetoj në Miami. Në vilë ajo ishte surpriza e javës, pas komunikimit të rezultatit të sondazhit për 3 çiftet më të pëlqyera hyrja e Aishah nga ballkoni ishte ‘bomba’ që trazoi gjithçka.
“Vajza më falni se mund të zgjedh partnerin tuaj…” është shprehur Aishah në klipin e saj.
Zgjedhja e saj për takimin e parë ishte Salioni, por a do të jetë ai partneri i saj në vilën e dashurisë? Duhet të presim të dielën 21:00 me Luana Vjollcën live nga studio në Tv Klan dhe vila në Palasë për të zbuluar se çfarë do të ndodhë.