Loading…

Harold Bloom: I mësoja terapistit si të lexonte Freudin në mënyrën e duhur

  • 08/07/2020 | 23:37

Harold Bloom: I mësoja terapistit si të lexonte Freudin në mënyrën e duhur

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund t’i mësonit një terapisti se si ta lexojë babain e psikanalizës, Sigmund Freud? Natyrisht se kjo duket pothuajse e pamundur, por jo kur jeni Harold Bloom. Bloom, njëri prej kritikëve letrarë dhe studiuesve më në zë të letërsisë, i përfshirë në diskutime për Shekspirin, Servantesin, Kafkën e plot klasikë të tjerë, i ishte dashur t’ia mësonte terapistit mënyrën e leximit të Freudit, shkruan Gazeta Metro.

Intervista me Harold Bloomin u realizua në shtëpinë e tij në New Haven e New York dhe ndër të tjera, ai tregon për krizën që ka përjetuar në mesin e viteve gjashtëdhjetë dhe thotë që “ishte në gjysmë të rrugës në çdo kuptim.” Për ta tejkaluar këtë kishte shkuar në terapi. Mirëpo kishte ndodhur një gjë e pazakontë për terapistin, por tejet e zakontë për Bloomin.

Intervistuesi: Keni qenë në analiza në atë periudhë. Si kishte shkuar?

Bloom: Siç më tha analisti im I shquar në fund, kurrë nuk ka pasur ndonjë kalim të duhur.

Intervistuesi: Keni qenë i paaftë të pranoni autoritetin e tij?

Bloom: Mendoja dhe ende mendoj se ai është një njeri shumë i mire, por, ashtu siç ai thartësisht vërejti, po e paguaja t’i jepja atij mësime disa here në javë për mënyrën e duhur për ta lexuar Freud-in. Ai mendoi se kjo ishte vetë-rrënim, për të dy ne.

Intervistuesi: Mund të jetë një terapi e suksesshme e lidhur ndonjëherë aq fort me leximin e Freud-it?

Bloom: Këtë terapi të suksesshme e marr si oksimoron.

Intervistuesi: Është gjithmonë e pafund?

Bloom: Nuk e njoh dike që ndonjëherë ka përfituar nga mënyra frojdiane apo ndonjë mënyrë tjetër e analizës, përveç në shndërrimin, që ta përdor një figure popullore, në njerëz të tkurrur, të bërë krejt të tharë. Kjo është për të thënë: që krejt pasioni është harxhuar. Ndoshta bëhen njerëz më të mire, por gjithashtu bëhen edhe njerëz të mpirë dhe jointeresantë, me fare pak përjashtime. Sikur djathë I tharë apo lulet e fishkura.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë