Loading…

Harry Kane do të qëndrojë në Tottenham nëse nuk arrihet marrëveshje me këtë klub anglez

  • 01/06/2023 | 23:49

Harry Kane do të qëndrojë në Tottenham nëse nuk arrihet marrëveshje me këtë klub anglez

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane do të qëndrojë te Spurs nëse nuk arrihet marrëveshje me rivalin e klubit të tij, Manchester United, transmeton Gazeta Metro.


Kapiteni i Anglisë ka vendosur të qëndrojë në ligë dhe të luftojë për titullin atje. Kane është gjithashtu vetëm 48 gola larg nga rekordi i Alan Shearer në Premier League prej 260.

Përveç Manchester United, për Harry Kane ka shprehur interesim edhe Bayern Munich, por siç raporton The Sun, Kane ka vendosur të qëndrojë në Angli.

Kane është tek Spurs që në moshën 11-vjeçare dhe duket se nuk është gati të rrezikojë reputacionin e tij te tifozët për t’u transferuar tek Chelsea apo Arsenal.

Ndërsa Newcastle nuk duket se është gati të shpenzojë 100 milionë funte për Harry Kane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë