Duka i Sussex Harry me dukeshën me kënaqësi kishin njoftuar për lindjen e vajzës të cilës i lanë emrin përkëdhelës të Mbretëreshës Elisabeth II, Lilibet, me aprovimin e saj. Nuk ishin pak njerëz që këtë njoftim e panë si të dyshimtë duke ditur se marrëdhëniet mes Pallatit Buckhingham dhe dukës e dukeshës nuk janë të mira pas akuzës për racizëm nga çifti, transmeton Gazeta Metro.
Megjithëse nuk u diskutua se a kishte aprovim nga lartmadhëria e saj për t’i vënë emrin e saj përkëdhelës dhe shumë privat mbesës kishte debat nëse kjo ishte e përshtatshme. Po ashtu kishte diskutime nëse kjo ishte një lloj prove për pajtim nga çifti që jeton në Hollywood tash.
Rrjeti BBC ka shkruar sot se Mbretëresha nuk është konsultuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex për të emëruar bijën e tyre Lilibet sipas burimeve të tyre në Pallat.
Burimi ka kundërshtuar raportet pas njoftimit për lindjen se Prince Harry dhe Meghan kanë biseduar me Mbretëreshën para lindjes.
Megjithatë një zëdhënës i Sussex ka këmbëngulur se nuk do t’i vinin emrin nëse Mbretëresha nuk do ta mbështeste.
Ata kanë thënë se Mbretëresha ishte anëtari i parë i familjes që duka kishte thirrur.
Kompania ligjore që përfaqëson çiftin fisnik ka njoftuar se lajmi i BBC është i rremë dhe nuk duhet përsëritur. Nga pallati mbretërore britanik ende nuk ka asnjë njoftim rreth mosmarrëveshjes më të re me Harry e Meghan.
Mediat britanike kanë spekuluar se Harry dhe Meghan e kanë vënë Mbretëreshën Elsiabeth II para aktit të kryer kur kanë njoftuar atë për lindjen e vajzës dhe e kanë kuptuar mos mohimin e saj si aprovim.
Princi William dhe vëllai i tij Duka Harry nuk kanë marrëdhënie të mira me BBC ka kohë pasi ishte mësuar pas vite dyshimesh se kjo media e famshme kishte mashtruar të ëmën e tyre të ndjerë Lady Diana për të dhënë intervistën e famshme ku zbuloi marrëdhëniet personale. Hetimi i fundit i një komisioni të brendshëm të BBC e konfirmoi këtë që nxiti reagim zemërimi nga të dy bijtë e Dianës. Harry shkoi aq larg sa akuzon mediat si kontribuues në vdekjen e saj./gazetametro.net