Loading…

Hasani: Demarkacioni si pengoi vizat

  • 10/11/2016 | 22:08

Hasani: Demarkacioni si pengoi vizat

Anëtari i Kryesisë së Nisma’s për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovësn, Ulrike Lunakeç ua hodhi poshtë pretendimet qeveritarëve se të tjerët janë fajtor për mosliberalizimin e vizave, duke thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin nuk e siguron lëvizjen e lirë.

“Qeveritarët tanë tash e sa kohë janë munduar që ta paraqesin mos ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi si pengesën kryesore për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës. Por, sot këtë ua hodhi poshtë nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cili tha se nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat. Tashmë qytetarët e Kosovës, janë mësuar me ju që për të gjitha gabimet, ja hidhni fajin të tjerëve, siç keni dashur ta paraqitni që tjerët i kanë fajet për mosliberlaizimin e vizave. Kjo tregon se sa të ngutshme e keni ju ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit”, ka thënë Hasani.

Sipas tij pa viza nuk na la kundërshtimi  i drejtë i opozitës, për të mbrojtur territorin e Kosovës.

“Pa viza nuk na la kundërshtimi ynë i drejtë për ta mbrojtur tokën tonë por na la korrupsioni juaj, krimi i organizuar. Por, askush më nuk i ha këto pallavra”, ka shtuar Hasani.

Ai ka thënë se është koha e fundit që vendi të shkojë në zgjedhje.

“ Është koha që të shkoni në shtëpi dhe të ja lëshoni vendin një qeverie të re, e cila do t’i zgjidhte gabimet që i keni bërë.”, ka theksuar Hasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë