Loading…

Hasani: As Gjykata Supreme nuk do të ndryshon vendimin e PZAP’it

  • 26/01/2021 | 23:03

Hasani: As Gjykata Supreme nuk do të ndryshon vendimin e PZAP’it

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar se Gjykata Supreme nuk do të ndryshon verdiktin apo vendimin e PZAP’it dhe KQZ’së në lidhje me certifikimin e kandidatëve të dënuar për deputetë, shkruan Gazeta Metro.


Hasani ka thënë se Supremja nuk do ta ndryshon vendimin për mos certifikimin e kandidatëve për deputet që kanë pasur problem me ligjin në tri vitet e fundit.

Ai tha se ky vendim i PZAP’it ka qenë i pritshëm duke marrë parasysh vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Verdikti nuk besoj se ndryshon, e kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, një prej të metave që kanë pasoja afatgjatë për rendin Kushtetues dhe juridik përgjithësisht në Kosovë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese në sektorin që ka të bëjë me zgjedhjet dhe të drejtat zgjedhore”, tha Hasani në Kanal 10.

Ndryshe, Hasani tha se as ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani nuk mundet të amnistoj kreun e VV’së, Albin Kurti dhe të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë