Loading…

Hasani: Kushtetuesja e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin

  • 08/12/2021 | 23:55

Hasani: Kushtetuesja e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro. 


Është shtuar presioni ndërkombëtar për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka thënë në RTV Dukagjin.  se Kosova nuk mund t’i ik detyrimit që ka marrë për Asociacionin.

“Aktgjykimi i Kushtetueses e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave serbe. Hipotetikisht edhe sikur Kuvendi të merrte vendim sipas Kushtetutës për të dalë nga detyrimi ndërkombëtarë për anulim të marrëveshjes së Asociacionit, ai detyrim përsëri ekziston pasi është futur në rendin juridik të Kosovës”, tha ai.

Hasani thotë se Kosova deri më tani nuk po tregohet shtet serioz në raport me zotimet e marra në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne po kërkojmë të anëtarësohemi në OKB.  Një prej kushteve për të qenë pjesë e OKB-së apo shtet i drejt sipas ligjeve ndërkombëtare është me qenë i aftë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare. Ne kërkesën e parë që do të bëjmë është të japim garanci të forta. Por të gjitha sjelljet tona janë shenjë se ne nuk jemi të zotë për të përmbushur detyrimet e marra ndërkombëtare”, deklaroi tutje Hasani.

Një ditë më parë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se qasja e tij për dialogun është e gabuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë