Loading…

Haskuka i ikë përballjes së parë të debatit me Shaqir Totajn

  • 01/11/2021 | 20:08

Haskuka i ikë përballjes së parë të debatit me Shaqir Totajn

Haskuka i ikë përballjes së parë të debatit me Shaqir Totajn Ndër garat më interesante të rundit të dytë do të jetë ajo në Prizren, ku përballë janë Haskuka i VV-së dhe Totaj i PDK-së.


Të dy politikanët u përballën edhe në vitin 2017. Edhe pse fushata zyrtare nuk ka nisur ende, duket që kandidatët janë në terren në vazhdimësi dhe gara po nxehet.

Në një debat të organizuar sot në Prizren nga organizata Opre Roma Kosovo për të bashkësbiseduar me të rinjtë e komunitetit RAE me dy kandidatët, Haskuka nuk është shfaqur megjithëse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Kësisoji a i ka ikur përballjes së parë të debatit me Totajn para qytetarëve.

Shaqir Totaj ishte i pranishëm në debat ku është zotuar për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Është për keqardhje që në debatin e parë publik në Prizren të organizuar nga Opre Roma Kosovo me të rinjtë e komunitetit RAE nuk ishte prezent kryetari në ikje Mytaher Haskuka megjithëse ia kishte konfirmuar pjesëmarrjen organizatorit. Përgjatë një ore, unë pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me të rinjtë e këtij komuniteti për sfidat e tyre të përditshme, nevojat që kanë dhe pritjet nga qeverisja ime e ardhshme. U zotova se Prizreni do të jetë gjithpërfshirës dhe do t’iu shërbej të gjithëve pa dallim, duke rritur bursat për këtë komunitet, ofruar qasje të barabaratë në edukim, shëndetësi dhe banim të qëndrueshëm. Bashkë për Prizrenin” ka shkruar Totaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë