Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të PDK-së dhe deputetes Ganimete Musliu, pasi që kjo e fundit ka thënë se nëna e Dardan Sejdiut ka punuar në gjykatë deri në vitin 1999.
Haskuka thotë se PDK-ja dhe Ganimete Musliu 3 vite me rrallë u munduan të instalojnë një satelit rus në Kosovë.
“PDK-ja dhe Ganimete Musliu, 3 vite me rradhë u munduan të instalojnë një satelit rus në Kosovë, Zajednicën e quajtur Bashkësia e Komunave Serbe, këtë e bënë duke arrestuar deputetët e Vetëvendosjes, duke rrahur e arrestuar qytetarët dhe aktivistët e Vetëvendosjes, ku edhe Astrit Dehari humbi jetën dhunshëm”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net.
Lexo edhe: Fisnik Ismaili: Gane, ti garant e ki nanën palidhje.
Sipas tij, po të mos ishte Vetëvendosja dhe rezistenca e popullit, Ganimete Musliu dhe PDK do të kishin instaluar satelitin rus të Putinit në Kosovë, Zajednicën që së bashku me Republika Srpska dhe Beogradin do të përfaqësonin interesat ruse në Ballkan.
“Kush e bllokoi Rusinë? E kush i përfaqëson interesat e Rusisë në Kosovë”, ka pyetur ai në fund. /gazetametro.net